Flash News

E-TJERA

Vendimi i qeverisë: Pallati i Kongreseve "jepet me qira" për Agjencinë për Media dhe Informim

Vendimi i qeverisë: Pallati i Kongreseve "jepet me qira" për

Qeveria ka vendosur që Agjencia për Media dhe Informim të vendoset në godinën  e Pallatit të Kongreseve. Vendimi është miratujar sot nga Këshilli i Ministrave.

Bazuar në vendim, thuhet se godina do të jepet me qera me tarifë të reduktuar, ku përfshihen disa ambiente të Pallatit të Kongreseve, si salla e konferncave "A" dhe disa zyra, në mënyrë që agjencia e ngritur të kryejë veprimntarinë e saj.

V E N D I M
PËR

DHËNIEN ME QIRA, ME TARIFË TË REDUKTUAR, TË SALLËS SË KONFERENCAVE “A” DHE TË ZYRAVE ME NUMRAT 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, VERI, NË MJEDISET E PALLATIT TË KONGRESEVE, AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë, apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri, në mjediset e Pallatit të Kongreseve (në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare), Agjencisë për Media dhe Informim, për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

2. Tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri është në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.
3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia për Media dhe Informim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Të fundit