Flash News

E-TJERA

Vendimi i qeverisë/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet deri më 30 prill 2022

Vendimi i qeverisë/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet

Qeveria shqiptare ka zgjatur afatin e rivlerësimit të pasuritë e paluajtshme edhe me 4 muaj. 

Sipas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare nëpërmjet një akti normativ në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, procesi i rivlerësimit të banesave do kryhet deri në 30 prill të vitit 2022, ndërsa afati i mëparshëm ishte deri në 31 dhjetor.

Vendimi ka sjellë edhe një tjetër pikë lehtësuese për qytetarët. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.

Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.

AKTI NORMATIV
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në pikën 1, fjalët “… deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… deri në datën 30 prill 2022 …”;

2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

“1.1. Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”.

Neni 2

Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 …”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

Të fundit