Flash News

E-TJERA

Vendimi i qeverisë/ Shpërblime deri në 150 milionë lekë, sa do të përfitojnë sportistët shqiptarë të nivelit të lartë

Vendimi i qeverisë/ Shpërblime deri në 150 milionë

Një ditë më parë qeveria miratoi vendimin për  shpërblimet që do të marrin sportistët e nivelit të lartë në Shqipëri. Ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh se peshëngritësi Briken Çalja, Erkand Qerimaj dhe të tjerë që kanë arritur të marrin rezultate të larta do të vlerësohen si sportistët e tjerë në botë.

"Me vendimin e sotëm miratuam disa ndryshime në kriteret, shpërblimin dhe trajtimin e sportistëve që kanë statuesin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre. Qëllimi është t'i motivojmë sa më shumë dhe t'i plotësojnë kushtet.

Që do të thotë Briken Çalja do shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë evropianë e botërorë. Por jo vetëm Brikeni por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kapionate evropiane", tha Kushi.

"Panorama sport" ka zbardhur shifrat që do të marrin sportistët, ku peshëngritësit do të kenë më shumë ndihmë financiare nga shteti. Për sa i përket peshëngritjes ka një specifikë të veçantë, ku sqarohet se dygarëshi do të paguhet në vlerën 30%, ndërsa stilet e shtytjes dhe shkëputjes do të shpërblehen të plota sipas shumave që parashikon ligji.

Vendimi i qeverisë/ Shpërblime deri në 150 milionë

Vendimi i qeverisë/ Shpërblime deri në 150 milionë

Të fundit