Flash News

E-TJERA

Vendimi i Silvinjos për Brojën këtë herë është një mesazh i qartë për sulmuesin

Vendimi i Silvinjos për Brojën këtë herë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka vendosur që Armando Broja ta nisë nga stoli ndeshjen e fundit të kualifikuesve të Botërorit përballë Anglisë.

Një vendim që u jep fund 6 ndeshjeve zyrtare radhazi ku Broja kishte qenë titullar i aktivizuar në krah më shumë se sa në qendër nga trajneri i kuqezinjve.

Për herë të fundit, Broja e kishte nisur nga stoli në muajin mars, pikërisht në ndeshjen ndaj Anglisë, por asokohe situata ishte e ndryshme pasi ai vinte nga një dëmtim i gjatë

Mungesa në formacionin titullar këtë radhë, tregon qartësisht se ky ishte mesazhi i Silvinjos për lojtarin pas situatës së krijuar në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, kur ai nuk festoi me skuadrën pas suksesit që solli kualifikimin historik.

Të fundit