Flash News

E-TJERA

Vendimi i zbardhur për 30 qershorin, Presidenca: Nesër qëndrimi zyrtar

Vendimi i zbardhur për 30 qershorin, Presidenca: Nesër qëndrimi

Presidenca do të bëjë të ditur nesër qëndrimin zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në një postim në “Facebook” se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.

Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime. Pas zbardhjes së vendimit, Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.

 

Të fundit