Flash News

E-TJERA

Vendimi nga Komiteti i Monitorimit të KE, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Tregues i qartë i vëmendjes

Vendimi nga Komiteti i Monitorimit të KE, Shoqata e të Zgjedhurve

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës për të përshpejtuar procesin e monitorimit të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Kjo pasi këshilltarët e opozitës me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ngritën shqetësimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja në Bashkinë e Tiranës. 

Sipas shoqatës nën presidencën e Fisnik Qosjas, vendimi i marrë nga Komiteti më 25 mars për të kryer këtë monitorim më herët se sa ishte planifikuar është një tregues i qartë i vëmendjes dhe seriozitetit me të cilin Kongresi i qaset shqetësimeve mbi shkeljet e autonomisë vendore dhe respektimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.

"Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë përshëndet vendimin e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës për të përshpejtuar procesin e monitorimit të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Vendimi i marrë nga Komiteti më 25 mars për të kryer këtë monitorim më herët se sa ishte planifikuar është një tregues i qartë i vëmendjes dhe seriozitetit me të cilin Kongresi i qaset shqetësimeve tona mbi shkeljet e autonomisë vendore dhe respektimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Shoqata jonë kishte reaguar e shqetësuar para disa ditësh kundrejt aktit anti kushtetues dhe antiligjor të Kryeministrit ndaj uzurpimit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës!

Falënderojmë Kongresin dhe institucionet ndërkombëtare për vlerësimin e shqetësimeve tona dhe presim me interes të madh misionin e monitorimit.

Ky hap është thelbësor për forcimin e qeverisjes vendore, duke e bërë atë më të pavarur, transparente dhe në përputhje me standardet evropiane", thuhet në njoftimin e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë. 

Vendimi nga Komiteti i Monitorimit të KE, Shoqata e të Zgjedhurve

Të fundit