Flash News

E-TJERA

Vendimi për Belerin, ambasadorja greke: Është eurodeputet, duhet të paraqitet në punimet e PE

Vendimi për Belerin, ambasadorja greke: Është eurodeputet, duhet

Ambasadorja greke në vendin tonë, Kostantina Kamitsi ka folur për mediat pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi dënimin për Fredi Belerin.

Teksa linte ambientet e SPAK, ambasadorja greke ngriti dyshimet e saj për vendimin që lë përfundimisht në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit. Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve. Zoti Beleri është zyrtarisht anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten në punimet e PE duke nisur që nga seanca e parë e korrikut“, tha ajo.

 

Të fundit