Flash News

E-TJERA

Vendimi për Berishën, Manjani: Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot Noc Rrokun

Vendimi për Berishën, Manjani: Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot Noc

Juristi Ylli Manjani nuk ka kursyer notat ironike, teksa ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatws Kushtetuese pwr kreun e PD, Sali Berisha.

Nw rrjetet sociale, Manjani shkruan se vendimi i sotëm është rasti i dytë kur Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re, tjetër nga ajo që është miratuar.

"Gjykata Kushtetuese jo pjesërisht, por leshërisht ka pranuar kërkesën e Sali Berishës.
Ose për të qenë politikisht korrekt me fjalorin e kohës, Noc Rrokun ka pranuar.
Pas vendimit për të dhënë territor shqiptar një qeverie të huaj (Shëngjini dhe Gjadri), vendimi i sotëm është rasti i dytë kush Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re, tjetër nga ajo që është miratuar.
Të dy rastet janë norma të reja të pa shkruara në Kushtetutë, por të bëra si pjesë të kushtetutes nga vendimet e kësaj gjykate.
Kushdo që kërkon siguri juridike e garanci kushtetuese tashmë e ka kot!", shkruan Manjani. 

Të fundit