Flash News

E-TJERA

Vendimi për heqjen e titullit, Veton Surroi: Nuk la shije të mirë! Çfarë iu kërkova politikanëve 20 vite më parë

Vendimi për heqjen e titullit, Veton Surroi: Nuk la shije të
Publicisti, Veton Surroi

Publicisti kosovar, Veton Surroi, foli për vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi”, me argumentin se ai doli kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Surroit, ky vendim, i cili u rregulla më pas nga Prefekti i Kukësit, ishte jo serioz dhe nuk linte shije të mirë.

Veton Surroi: Nuk kam një koment serioz për një ngjarje, që nuk kishte seriozitet. Ishte një ngjarje që nuk la shije të mirë.

Pyetje: Ti thoje se në Kosovë po kryheshin krime politike. I qëndron edhe sot pas 20 vitesh atij shkrimi?

Veton Surroi: Absolutisht që i qëndroj. Thirrja ime ka qenë që politika në Kosovë, forcat ushtarake, të mblidhen, të marrin fuqinë, që të ndërpresin një fushatë kundër bashkëatdhetarëve, kundër minoriteteve, dhe që të shfrytëzohet liria për të ngritur institucionet, për të shpejtuar hapjen drejt pavarësisë. Ato muaj kritikë pas çlirimit na kanë lënë shumë mbrapa.

Të fundit