Flash News

E-TJERA

Vendimi për vulën e PD, avokati: Ogur i keq për pluralizmin, zgjedh anëtarësia, jo gjykata

Vendimi për vulën e PD, avokati: Ogur i keq për pluralizmin,

Avokati Jordan Daçi komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit duke thënë se është i nevojshëm ndryshimi i ligjit për partitë politike.

I ftuar në studion e MCN TV, Daçi u shpreh se vendimi i marrë nga Apeli duke rikthyer çështjen në Shkallën e Parë, është një ogur i keq për PD-në.

“Fatkeqësisht regjistrimi i partive politike ka mungesë rregullash. Ka nevojë për plotësim të kuadrit ligjor. Duhet që këto ndryshime të mosbëhen pengesë. Dihet që masa është me Grupin e Rithemelimit, ndërsa grupi tjetër ka një numër të vogël përkrahësish.

Ai vendim zhbën Kuvendin e 11 dhjetorit dhe çdo vendim të tij. Pra e rikthen situatën në momentin para kuvendit të 11 dhjetorit. Ka paqartësi për zotin Basha dhe dorëheqjen e tij. Grupi i Rithemelimit do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë autonome. Ëshë një ogur i keq për PD, për ne si shqiptarë, por edhe për PS që në radhët e saj e vlerësojnë kontributin e opozitës.

Gjykata e Apelit vihet në lëvizje kur ka ankim. Lind pyetja me çfarë tagri e ka kthyer në shkallën e parë. Duhet të presim arsyetimin e vendimit. Gjykata vërtet verifikon, por anëtarësia zgjedh”, tha Daçi.

Të fundit