Flash News

E-TJERA

Vendimi/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet KQZ-së: Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi

Vendimi/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet KQZ-së: Kreshnik

Kreu i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi. Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur edhe vendimin e shtetit grek për Hajdarin.

Vendimi i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku thuhet se Hajdari është dënuar nga drejtësia greke me 4 muaj burg, dënim që i është konvertuar në gjobë me vlerën e 1.500 dhrahmive.

Vendimi ndaj kryebashkiakut të Kuçovës është marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën dhe për të vendosur për mandatin e Hajdarit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit