Flash News

E-TJERA

Vendimi/ Shtyhet deri më 17 shtator qëndrimi i ukrainasve në Shqipëri

Vendimi/ Shtyhet deri më 17 shtator qëndrimi i ukrainasve në

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një shtesë në vendimin “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtjen ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, dhe për krijimin e taskforcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”.

Vendimi parashikon shtyrjen e qëndrimit deri në datën 17 shtator 2023, për personat që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u përfundon afati i qëndrimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Kujtojmë që Ukraina prej më shumë se një viti ndodhet në një luftë më Rusinë ku humbjet njerëzore nga të dyja shtetet janë të shumta.

Të fundit