Flash News

E-TJERA

“Vendin e ka gati”, Manjani: Pas humbjes së vulës Basha mund të shkojë te Berisha

“Vendin e ka gati”, Manjani: Pas humbjes së vulës Basha

Juristi Ylli Manjani deklatron se ish kryedemokrati Lulzim Basha mund të bashkohet me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kjo mund të jetë edhe arsyeja e lëvizjes së sotme të Alibeajt, i cili u largua nga grupi parlamentar i PD-së, pas marrjes së vulës nga Berisha.

Analiza është e thjeshtë. Është një bashkësi individësh që bëjnë llogaritë e veta. Ku bëhem unë deputet. Është ç’organizim kolektiv. Duket se ata nuk kanë pasur një plan B. Agron Shehaj është më i qarti, as nuk shau njeri, as foli, krijoi pozicionin e tij të ri politik.


Këto janë lëvizje burrnore tani. Ai thotë do bëj ankim, ça ankimi do bësh ti aman. Ke qenë lider politik për 8 vite. Nuk mësove asgjë? Si të drejtosh, si të zhvillosh ide. Ndoshta Alibeaj mund të lexohet edhe kështu, ‘unë po vendos stekën’.

I paraprin një lëvizjeje, sepse Luli ndoshta është gati të shkojë te Saliu. Sepse edhe Luli vet bën këtë hesap. Ku e fitoj më kollaj mandatin unë, të shkoj atje ku është vendi gati, apo ta nis nga e para. Ata gropë janë. Misioni i tyre është si të bëhem deputet”, tha Manjani.

Të fundit