Flash News

E-TJERA

“Vendlindja është amanet”, festa gjallëron Fushë Arrëzin

“Vendlindja është amanet”, festa gjallëron Fushë

Fushe Arrëzi ka zgjedhur që më datat 12 dhe 13 gusht të sjelle një festë për qytetin me emrin “vendlindja është amanet”.

Kjo festë ka si qëllim t’ju kujtojë qytetarëve që janë larguar nga Fushë Arrezi të rikthehen për ta organizuar bashkë këtë festë dhe për të festuar në vendlindjen e tyre.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë performanca nga artistë të vegjël të zonës, por edhe figura të rëndesishme të muzikës shqiptare.

Një nga organizatorët e këtij aktiviteti, Paulin Luli tha për “Euronews Albania” tha se festa ka nisur si iniciativë në rrjetet sociale nga qytetarë të këtij qyteti.

“Kjo festë ka nisur si iniciativë e gruptit në rrjetet sociale “Këtu mblidhen djemtë dhe vajzat e Fushë Arrëzit” nën moton “Vendlindja është amanet. Ne në vitit 2019 e kemi pasur këtë festë, gjatë pandemisë nuk kishim një zhvillim të tillë. Deshëm ta vazhdonim këtë iniciativë, të gëzojmë, të festojmë, të njohim njëri-tjetrin, pasi vendlindja është amanet dhe malli për vendlindjen është i madh”, theksoi ai./Euronews

Të fundit