Flash News

E-TJERA

Vendore 2023/ PS merr 50 bashki, “Bashkë Fitojmë” triumfon në 7; vijon numërimi në tre

Vendore 2023/ PS merr 50 bashki, “Bashkë Fitojmë” triumfon

Zgjedhjet vendore 2023 i dhanë fitoren Partisë Socialiste 50 bashki të vendit, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” triumfoi në 7 prej tyre. Në Tiranë, Malësi të Madhe dhe Kukës vijon ende numërimi i kutive të votimit.

Nga ët dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja e zgjedhësve në vendoret e 14 majit ishte e ulët, në 34.7%, shifër kjo më e ulëta nga viti 2019, kur opozita bojkotoi.

Partia Socialiste ka marrë 50 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë dhe së fundmi në Kurbin.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është fitues në shtatë bashki Pukë, Kavajë Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Bashkitë e fituara nga PS:

Kamëz - Rakip Suli

Vora - Blerim Shera

Elbasan - Gledian llatja

Pustec - Pal Kolefski

Kolonjë - Erion Isai

Librazhd - Mariglen Disha

Dropull - Dhimitër Toli

Tropojë – Rexh Byberi

Libohovë - Leonard Hide

Rrogozhinë - Edison Memolla

Këlcyrë - Klement Ndoni

Belsh - Arif Tafani

Përmet - Alma Hoxha

Delvinë - Besmir Veli

Selenicë - Nertil Bellaj

Tepelenë - Tërmet Peçi

Peqin - Bukurosh Maçi

Poliçan - Adriatik Zotkaj

Devoll - Eduard Duro

Lushnjë - Eriselda Sefa

Bulqizë - Festime Mjeshtri

Mat - Agron Malaj

Valbona Kola – Klos

Korçë - Sotiraq Filo

Kuçovë - Kreshnik Hajdari

Sarandë - Oltion Çaçi

Dibër - Rahim Spahiu

Skrapar - Adriatik Mema

Cërrik - Andis Salla

Patos - Fation Duro

Prrenjas - Nuri Belba

Berat - Ervin Demo

Vau i Dejës - Kristian Shkreli

Mallakastër - Qerim Ismailaj

Vlorë - Ermal Dredha

Konispol - Ergest Dule

Maliq - Gëzim Topçiu

Lezhë - Pjerin Ndreu

Dimal - Juliana Memaj

Divjakë - Josif Gorrea

Pogradec - Ilir Xhakolli

Shijak - Elton Arbana

Shkodër - Benet Beci

Durrës - Emiriana Sako

Kurbin - Majlinda Cara

Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”:

Pukë - Rrok Dodaj

Kavajë – Finsik Qosja

Has – Miftar Dauti

Mirditë – Albert Mëlyshi

Memaliaj – Albert Malaj

Fushë-Arrëz – Hil Curri

Himarë – Fredi Beleri

Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota.

Të fundit