Flash News

E-TJERA

Vendoret 2023, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Situata e qetë, ndoshta për shkak të motit

Vendoret 2023, monitoruesja e OSBE-ODIHR: Situata e qetë, ndoshta për

Shefja e vëzhguesve të OSBE-ODHIR, Audrey Glover ka komentuar procesin zgjedhor për pushtetin vendor të deritanishëm.

në një prononcim për meidat, Glover tha se situata deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme një shtet të caktuar.

“Situata deri tani është e qetë ndoshta edhe për shkak të motit. Procedurat e djeshme për shpërndarjen e materiale janë pjesë e raportit tonë që do të publikohet të hënën. Zgjedhjet nuk mund të krahasohen.

Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme kryesisht për votuesit sepse ato tregojnë se kë duan votuesit që t’i përfaqësojë ata. Zgjedhjet e fundit këtu patën një palë që nuk mori pjesë, nuk mund të krahasohen me ato sot.  Dhe këtë pjesë të të procesit e po shohim në lidhje me pajisjet identifikuese”, deklaroi ajo.

Të fundit