Flash News

E-TJERA

Vendoret 2023, ODIHR prezanton raportin paraprak: Shqetësim shit-blerja e votave, administrata bëri presion mbi qytetarët

Vendoret 2023, ODIHR prezanton raportin paraprak: Shqetësim shit-blerja e

OSBE/ODIHR ka prezantuar raportin paraprak për zgjedhje vendore të 14 majit. Kryetarja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover prezantoi pikat kyçe të raportit, ku ndër shqetësimet kyçe ishet shit-blerja e votës.

Glover nënvizoi edhe presionin që administrate publike ka ushtruar mbi njerëzit, pavarësisht qetësisë që karakterizoi fushatën zgjedhore.

Glover tha se nuk pati debate publike mes kandidatëve dhe se fushata nuk ufokusua konkretisht në çështje që kishin interest ë madh, çka solli ulje e numrit të votuesve.

Glover: Presionet dhe pretendimet për blerje votash, shqetësim. Fushata ka qenë relativisht e qetë, kandidatët kanë përdorur rrjetet sociale, nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ka pasur sulme ndaj gazetarëve, shpifja mbetet ende një shqetësim. Në shkurt u ngrit një komitet i përkohshëm për të plotësuar rekomandimet, afati u shty por nuk u pa asnjë rezultat nga ai komision, ne ishim të shqetësuar për akesein në qendrat e votimit për personat me aftësi të kufizuara. Shqetësimi ynë më i madh ka të bëjë me numrin e madhe të njerëzve në administrata civile të cilat i bënë presion qytetarëve. Duhet parë si ka qenë sjella ndaj votuesve, dhe parë se cili është më i mirë për vendin e vet, duhet ta besojnë atë që është me e mirë për komunitetin, fushata u fokusua tek politika qendrore dhe jo çështje që kanë interes më të madhe, kjo uli mundësinë e votuesve të bënin zgjedhjen e tyre. Do prodhojë një raport final muajt e ardhshëm, ne do të jemi të lutur nëse zyra e be do ndihmojë në zbatimin e tyre.

Më tej, kryetarja e misionit Vëshguez të ODIHR e vuri theksin te votimi familjar si edhe njerëz të paautorizuar që qëndruan në ambientet përreth Qendrave të Votimit.

Glover: Votimi familjar, në momente të caktuara ishte mjaft e qartë që po bëheshin manipulime, pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit, të cilët nuk kishin pse ndodheshin aty, ishin të vetëdijshëm që kishte pasur instanca më parë që njerëzit ishin aty për të bërë votime të caktuara. Ne e dimë shumë mirë sepse kuadri zgjedhor është i qartë.

Të fundit