Flash News

E-TJERA

Kuvendi dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Metës

Kuvendi dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën

Kuvendi do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit u shkarkua nga Kuvendi më 9 qershor me 104 voto pro, 7  kundër dhe 3 abstenim.

Tashmë është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht, nëse gjetjet e Komisionit Hetimor, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Kreu i Shtetit, janë të bazuara apo jo.

Më 3 maj, 49 deputetë socialistë dorëzuan në Kuvend kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas kërkesës u ngrit Komisioni Hetimor, i cili mblodhi prova kundër Metës.

Socialistët e akuzojnë Presidentin për shkelje të rënda të Kushtetutës, mbështetje të opozitës dhe se ka shpërndarë mesazhe që nxisin dhunë. Meta nuk u paraqit në seanë dëgjimore dhe është shprehur se nuk e njeh vendimin e shkarkimit, duke e konsideruar Kuvendin ilegjitim.

Të fundit