Flash News

E-TJERA

Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve në Vlorë, sot pritet protestë

Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00/ Përplasje mes

Ditën e sotme është paralajmëruar protestë nga bizneset e Vlorës, kryesisht nga ato që gjenden përgjatë "Lungomares". Ata kundërshtojnë masat aktuale dhe kërkojnë shtyrje të orarit të mbylljes dhe atë të lejimit të muzikës, duke qenë se është kulmi i sezonit turistik.

Mbrëmjen e djeshme, pjesa më e madhe e lokaleve e kanë mbyllur kohën e lejuar për muzikë me himnin kombëtar, si protestë simbolike. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22.00, në të cilën ndalohet muzika.

Kjo ka shkaktuar edhe konfrontime me policinë, e cila ka ndaluar një prej pronareve dhe tre persona të tjerë (pronari dhe dy punonjës të një lokali). Shoqërimet e tyre bënë që protesta jo vetëm e administratorëve të bizneseve, por edhe të qytetarëve të zhvendosej para komisariatit të Vlorës.

Bizneset e Vlorës, por jo vetëm shprehen se masat e marra në kuadër të pandemisë po i çojnë ata drejt falimentit. Ata thonë se shpresa e vetme është sezoni turistik dhe se masat e vendosura si ora policore apo mos lejimi i muzikës pas orës 22.00 po i dëmton dhe nuk po i lejon të ushtojnë aktivitetin e tyre.

Në këto kushte ata i kanë nisur më herët letër kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh kërkesat e tyre, në të kundërt ata do të reagojnë përmes protestave. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga autoritetet përkatëse për përmbushjen e kërkesave të bizneseve.

 

 



Të fundit