Flash News

E-TJERA

Vendosen nën kontroll flakët në Gjirokastër, digjen rreth 45 ha kullota dhe drurë frutorë

Vendosen nën kontroll flakët në Gjirokastër, digjen rreth 45

Zjarri në fshatin Palokastër, Gjirokastër është shuar. Ditën e djeshme aty u aktivizuan dy vatra të mëdha zjarri. Flakët janë vënë nën kontroll gjatë natës. Rreth 5 ha tokë është shkrumbuar nga zjarri.

Nën kontroll janë vënë dhe flakët në Lunxhëri. Zjarri që u aktivizua ditën e djeshme ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme, rreth 50 ha kullota dhe drurë frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

Puna e zjarrfikësve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. 30 forca zjarrfikëse 20 të ushtrisë u angazhuan për të shuar zjarret në Gjirokastër.

Zjarrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme dhe nga informacionet e paraparake për mediat, policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy prej autorëve dhe pritet arrestimi i tyre.

Të fundit