Flash News

E-TJERA

Vendosen nën kontroll flakët në Mamurras/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Tragjas, pritet ndërhyrje nga ajri

Vendosen nën kontroll flakët në Mamurras/ Riaktivizohet vatra e

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Vatrat e zjarrit në Tragjas të Vlorës janë riaktivizuar. Flakët vijojnë edhe në Karaburun. Pritet ndërhyrje nga ajri për shuar zjarret në qarkun e Vlorës.

Kjo pasi, zjarr ka rënë edhe në Radhimë, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Kjo situatë në këtë qark është kthyer në shqetësim për pushuesit, por edhe dëmi në natyrë është i konsiderueshëm.

Ndërsa në Mamurras, flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra mesditën e djeshme dhe rrezikonte disa banesa, por u shua në kohë, pa i dëmtuar ato. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Kujtojmë se një ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se vatrat e zjarrit ishin nën kontroll me përjashtim të Karaburunit. Por gjatë natës, përveç Karaburnit janë aktivizuar edhe vatrat e tjera.

Zjarrët janë kthyer në shqetësim serioz në shumë shtete. Temperaturat e larta dhe thatësira janë shkaku kryesor, por ka dhe raste kur zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme.

Italia, Spanja, SHBA-ja, Greqia dhe Turqia janë përshirë nga flakët javët e fundit. Në Turqi situata paraqitet edhe më serioze, pasi 6 persona kanë humbur jetën dhe shumë shtëpi dhe hotele janë shkrumbuar.

Të fundit