Flash News

E-TJERA

Merret vendimi, në cilin burg do ta vuajë dënimin Saimir Tahiri

Merret vendimi, në cilin burg do ta vuajë dënimin Saimir Tahiri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ta kryejë dënimin në burgun e Fierit.

Tahiri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3 vite katër muaj burg, për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi që Tahiri ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Menjëherë pas dhënies së verdiktit nga gjykata, Tahiri u transferua në burgun "313". Fillimisht qarkulluan lajme se do ta vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës, por tashmë është vendosur se ai do të transferohet në IEVP Fier.

 

Të fundit