All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vendosi në listë mësuesen që kishte ndërruar jetë, Gjuzi: Ishte lapsus, pse nuk shikoni doktorët e shkencave?

Vendosi në listë mësuesen që kishte ndërruar jetë,
Kujtim Gjuzi, Perika Xhuli
All - Paragraf - 1

Kryetar i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka reaguar pas lajmit se në listat e partisë së tij për deputetë ishte e vendosur mësuesja Perika Xhuli, e cila kishte ndërruar jetë disa muaj më parë.

Në një prononcim për "Abcnews", Gjuzi thotë se ishte lapsus i stafit, pasi lista e një viti më parë nuk ishte rifreskuar. Gjuzi shtoi se Xhuli ka qenë më herët anëtare e partisë Konservatorëve.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, fokusin nuk duhet ta marrin gabime të tilla, por kanidatët e tjerë që janë profesorë dhe doktorë shkencash, shton Gjuzi.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë”, tha ai.

Të fundit