Flash News

E-TJERA

Vendosi të vetëdorëzohet, ku pritet ta kryejë dënimi Ervin Salianji

Vendosi të vetëdorëzohet, ku pritet ta kryejë dënimi

Deputeti i PD, Ervin Salianji vendosi të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg.

Mësohet se Salianji do dërgohet në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 1 vit burg të caktuar një ditë më parë nga Gjykata.  

Pas depozitimit të kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për vendimin gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji, është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mesditën e kësaj të premteje edhe kërkesa për ekzekutimin e vendimit.

Ervin Salianji u dënua dje, e enjte 26 shtator, me 1 vit burg për kallëzim të rremë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Prej vitit 2018 kur u denoncua publikisht audiopërgjimi për Agron Xhafajn, janë zhvilluar mbi 50 seanca gjyqësore, në harkun e 6 viteve.

Të fundit