Flash News

E-TJERA

Vendosi tritol në derën e marketit në Theth, identifikohet autori 39-vjeçar

Vendosi tritol në derën e marketit në Theth, identifikohet autori

Një shpërthim në derën e një marketi në fshatin Theth tronditi banorët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njoftoi se ka arrestuar brenda vetëm 3 orësh autorin e dyshuar, Frederik Paplekaj, 39 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, Paplekaj vendosi lëndë plasëse në derën e marketit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Identifikimi i tij u bë përmes kamerave të sigurisë, ndërsa kapja ndodhi në zonën e Qafë Thorës, pavarësisht kushteve të vështira të motit me reshje dëbore.

Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa Policia deklaroi se ka vepruar me shpejtësi për të parandaluar rrezikun e mundshëm për banorët e zonës.

39-vjeçari akuzohet për “Shkatërrimin e pronës me eksploziv” dhe “Prishjen e qetësisë publike”, ndërsa materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë për procedura të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.

Të fundit