E-TJERA

Vendosmëria për të votuar, rreth 63% të sigurt, Sejamini: Më shumë shanse për opozitën

Vendosmëria për të votuar, rreth 63% të sigurt, Sejamini:
Sondazhi

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, mbi 63% e të pyeturve nga sondazhi i kompanisë prestigjioze MBR-së ka treguar se do të dilnin në zgjedhje dhe rreth 11% e nuk e kanë të sigurt. Kjo e dhënë është komentuar si shans për opozitën sipas gazetarit Neritan Sejamini.

Sondazhi në “Euronews Albania”, u komentua nga Sejamini si një rezultat që mund të favorizojë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, kjo me argumentimin se sa pas një qeverisje të keqe, sa më shumë votojnë, aq më shumë potenciale ka opozita të marrë vota.

Sejamini tha se përqindja e atyre që nuk e kanë të sigurt daljen në votime mund të jetë më e madhe, kjo me gjykimin se kjo natyrë është kryesisht e elektoratit gri, të pavendosurve.

“Sa më shumë pjesëmarrja në zgjedhje, më shumë shanse ka opozita, në fund të ditës loja bëhet te të pavendosurit.

Mendoj se numri i atyre që nuk janë të sigurt se do të votojnë] është më i madh dhe kjo duhet të jetë strategjia kryesore në zgjedhje. Bindja e të pavendosurve. PS ka strategjinë t’i marrë vota elektoratit të LSI-së edhe fushata e saj është kundër LSI-së sepse në këtë mënyrë i merr edhe elektoratin opozitës”, u shpreh Sejamini.

Sipas rezultateve të sondazhit të parë, rreth 63.2% e të pyeturve e kanë “shumë të sigurt” daljen në votime, 25.4% “të sigurt” dhe pjesa tjetër prej diçka më shumë se 11% “nuk e kanë të sigurt”.

Ditari politik

Të fundit