Flash News

E-TJERA

"Vendosni kriminelët në burg", mesazhi i Yuri Kim: Shqipëria mund të luftojë abuzimin! Detyra jonë për të krijuar një vend të sigurt

"Vendosni kriminelët në burg", mesazhi i Yuri Kim:
Foto Ilustruese/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh sensibilizues në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.

“Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, është shprehur diplomatja amerikane.

Kim shprehet se Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.

“Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan Kim.

Të fundit