Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Vendoste si t’ja shkrepte koka", nga divorci te lidhja 'intime' me avokatin; Si u shformua një gjyqtare?
E diplomuar në vitin 2004 si një nga magjistratet më premtuese, Enkeleida Hoxha e nisi karrierën si ndihmëse magjistrate në Gjykatën e Tiranës, për t’u ngritur më pas si gjyqtare në Krujë. Por, premisat për një gjyqtare që do të fliste në emër të drejtësisë u zhbënë rrugës.
E dalë nga një martesë me një gjyqtar tjetër Rasim Dodën, mjaft i përfolur edhe ai, gjyqtarja, siç thonë kolegët e saj, nisi vetëshkatërrimin personal pas divorcit.
Nënë e një fëmije, ndonëse njihej si gjyqtarja që vendoste çfarë “t’i shkrepte koka”, ajo u zhvendos në kryeqytet, teksa lindi fëmijën e dytë nga një marrëdhënie të supozuar me një prokuror. Si nënë e divorcuar, Hoxha u zhvendos në rrugën “Komuna e Parisit”, ku jetonte me qira. Në deklaratat e saj të pasurisë pohohet vetëm rroga dhe asgjë tjetër.
Pjesë e brezit të magjistratëve për vitin akademik 2001-2002, ajo mbante vendin e 12-të për rezultatet e kënaqshme mes 25 të diplomuarve të asaj kohe për gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas burimeve të Gazetasi.al, Hoxha u transferua në gjykatën e Krujës nga ku dhe udhëtonte përditë drejt Tiranës ku dhe kujdesej për dy fëmijët e saj.
Si nënë me dy fëmijë dhe me një banesë me qira, në sy të binte veshja e saj tepër modeste dhe karakteri i vështirë, që siç e përshkruajnë ‘vendoste si t’ja shkrepte koka”. Por transformimi i saj fillon e shfaqet në vitin 2013.
Atëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mban një mbledhje plenare në 2014, me rend dite shkarkimin e Enkeleida Hoxhës, e cila kishte nisur krisjet. Ministri i Drejtësisë në atë kohë kërkoi ndryshimin e propozimit të mëparshëm të tij nga shkarkim në vërejtje me paralajmërim, duke qenë se inspektorët e KLD-së gjetën shkelje në vendimet e saj si gjyqtare. Enkeleida Hoxha në atë kohë i shpëtoi shkarkimit dhe procedimi, ku KLD ndaj saj u mjaftua vetëm me një paralajmërim.
41-vjeçarja nga Tirana e vazhdoi luftën me KLD duke kundërshtuar vendimin për vërejtje me argumentin se kishte qenë korrekte me detyrën, ndërsa inspektimi ndaj saj ishte kryer pas një ankese të shtetasit Zef Bardhoku, që pretendoi se gjatë një procesi penal, djalit të tij nuk i ishin shuar afatet e paraburgimit.
Çështja për këtë masë u shqyrtua nga gjyqtarja Migena Laska, e cila shpalli moskompetencën. Gjyqtarja Hoxha sipas inspektorëve nuk respekoi një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për të dyshuarin nën akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Çfarë e ndryshoi? – pyesin kolegët e saj- përpara se këtë pyetje ta bëjme edhe ne?
Sipas tyre dhe informacioneve që ata kanë gjyqtarja krijoi një raport të ngushtë me avokatin Aldo Tabaku, që ka diferencë moshe me të dhe ka statusin beqar.
“Nuk mund të spekulojmë nëse Enkeleida ishte në një raport intim- shton një burim i sigurtë- por di të them që ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij. Shumë të dënuar muajt e fundit përmes familjarëve të tyre besohet se negocionin tek avokati që nga ana e tij ndikonte tek gjyqtarja”- , tregoi ky burim.
Roli i gjithsecilit
Kur ndërkohë karriera e saj ishte në diskutim pranë ILD, gjyqtarja e kaloi limitin me lirimin e Endrit Dokles, Hekuran Billës, çështje që u kthyen objekt shqyrtimi në këtë inspektoriat. Ajo ishte nën kontrollin e inspektorëve së bashku me prokurorin që po ashtu rrezikon seriozisht karrierën.
E vendosur nën përgjim në qershor 2020, teksa po ecte përbri përlasjeve me ILD, ajo nuk stepet që të diskutojë me Tabakun për lirime të parakohshme. Negociatat nisin për lirimin e një trafikanti me mbiemrin Nezaj, për të cilin debati ishte se sa muaj do t’i uleshin.
Si ndërmjetës me avokatin Tabaku sqarojnë burimet shfaqet Isuf Tanuzi, një ish i dënuar. Çështja hidhet dy herë në short dhe me ndihmën e sekretares gjyqësore, edhe kjo nën arrest, kërkesa i bie gjyqtares Hoxha. Ajo e rrëzon kërkesën e Nezajve si të pabazuar në ligj dhe prova, ndërkohë që bisedat në telefona dhe në përgjime variojnë për shuma që do të paguheshin deri në 12 mijë euro.
Rasti i dytë më flagrant është ai për uljen e dënimit të një tjetër të dënuari po në Krujë, shtetasit Saimir Petani. Sërish si ndërmjetës hyn një ish i burgosur që lidhet me avokatin Tabaku. Nga ana tjetër familjarët e Saimir Petanit nisin diskutimet për të siguruar paratë “sa andej-këtej”- thonë ata në përgjime dhe njëkohësisht edhe për të siguruar një akt ekspertizë tek mjeku ligjor.
Por teksa eksperti Shkëlqim Korbi e merr përsipër këtë detyrë, gjyqtarja vendos pa patur nevojë për aktekspertizën dhe shpall ulje dënimi për gjashtë muaj, duke i lënë të dënuarit Saimir Petani dhe dy muaj burg e duke hapur lirimin e tij pa mbushur asnjë vit burgosje në Shqipëri./ Gazeta SI
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38