Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Letra/ "Venecia" i përgjigjet kërkesës së Metës:Ndryshimet e Kodit Zgjedhor i shqyrtojmë në dhjetor, do hartohet me ODIHR
Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta, që të shqyrtojë ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio në një letër drejtuar Metës i sqaron se kërkesa e tij do të shqyrtohet në seancën më të parë të muajit dhjetor.
Në letër thuhet se nuk do të ndiqet procedura urgjente siç kërkoi presidenti shqiptar për efekt kohe, por në dhjetor, mendim ky që do të hartohet bashkë me ODIHR.
“Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ” kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.
Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.
Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letrën e presidentit Gianni Buquicchio.
Kujtojmë se pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në Kuvend pa asnjë ndryshim, një ditë më parë Meta bëri publike kërkesën zyrtare me 8 pyetjet për të cilat ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.