Flash News

E-TJERA

Venezuela konfiskon mbi 6.8 tonë dr*ogë, autoritetet e lidhin me mafian shqiptare

Venezuela konfiskon mbi 6.8 tonë dr*ogë, autoritetet e lidhin me

Ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi të martën sekuestrimin e një sasie të madhe droge prej 6,850 kilogramësh, duke e cilësuar këtë operacion si një goditje të rëndë ndaj rrjeteve të trafikimit dhe ndaj pretendimeve se vendi shërben si korridor për drogat e paligjshme, shkruajnë mediat vendase. 

“Ky është një goditje e madhe ndaj narrativës se Venezuela lehtëson trafikimin e drogës. As kokaina, as marihuana, as ndonjë drogë që Shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello gjatë një konference për shtyp.

Sipas ministrit, me këtë sekuestrim të fundit, autoritetet venezueliane kanë arritur në një total prej 7,148 kilogramësh drogë të konfiskuar vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar, çka, sipas tij, dëshmon intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar.

 Në total, u sekuestruan 6,850.41 kilogramë drogë, prej të cilave 6,758.66 kilogramë ishin marihuanë (14,199 pako) dhe 91.75 kilogramë kokainë (81 pako).

Operacione të shumta në shtetin Zulia

Gjatë fjalës së tij, Cabello bëri të ditur se operacione të tjera antitrafik janë zhvilluar në shtetin Zulia, një zonë e ndjeshme për shkak të pozicionit të saj gjeografik. Operacioni i parë çoi në arrestimin e tre personave, të cilët u kapën me 75 pako marihuanë, me një peshë totale prej 39.45 kilogramësh.

Në një operacion të dytë, autoritetet arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët posedonin 50 pako, ose rreth 50 kilogramë marihuanë, po ashtu në Zulia.

Sipas Cabellos, personat e përfshirë në të dyja rastet janë të lidhur me atë që ai e quajti “mafia shqiptare që vepron nga Ekuadori”. Ai theksoi se, në cilësinë e ministrit, është i angazhuar në “një luftë të vërtetë kundër trafikimit të drogës”.

 

Të fundit