Flash News

E-TJERA

Vera sjell emigrantët, fluks në pikat kufitare dhe në porte

Vera sjell emigrantët, fluks në pikat kufitare dhe në porte

Edhe ky sezon turistik ka sjellë emigrantët nga e gjithë bota drejt bregdetit shqiptarë. Raportohet se në Kakavijë përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë afro 4 mijë persona.  Autoritetet shqiptare në kufi po punojnë me 4 sportele ndërsa ato greke me dy të tilla.

Në Portin e Vlorës autoritetet thonë se këtë vit hyrje dhe daljet kane qene me te larta se veren e shkuar.

Edhe në Portin e Durrësit ky fillim gushti ka sjelle mijëra emigrantë dhe turiste.

Në katër ditë me tragetet e linjave të ndryshme kanë hyrë mbi 12 mijë persona.

Numri i udhëtarëve dhe turistëve qe vijnë ne Shqipëri pritet të jetë i lartë edhe përgjatë kësaj fundjave.

Të fundit