Flash News

E-TJERA

"Verdikti është i grave", naftëtarët i përgjigjen Ramës: Grevën s'e lëmë, hajde në Ballsh të bisedojmë

"Verdikti është i grave", naftëtarët i
Naftëtarët e Ballshit

Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të dalin nga greva dhe të ulen të bisedojnë, ata i janë përgjigjur duke këmbëngulur se nuk do të ndalen me protestat e tyre.

Naftëtarët kanë kërkuar që Rama të shkojë në Ballsh dhe të ulet për të negociuar për çështjen e pagave të pamarra.

Më tej ata shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të.

”E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë.

Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”, u shpreh një nga naftëtarët.

Kujtojmë se gratë naftëtare i kanë propozuar kryeministrit që të ngrihet një grup negociator për të zgjidhur problemin e tyre, ndërkohë që Rama këmbëngul që ata të heqin dorë nga greva, teksa është shprehur i gatshëm për bisedime me ta.

 

Të fundit