Flash News

E-TJERA

Version i ri i COVID, XBB.1.5 po alarmon botën, epidemiologu tregon situatën në Shqipëri

Version i ri i COVID, XBB.1.5 po alarmon botën, epidemiologu tregon

Një version i ri i omicron është përhapur në SHBA, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili ka ngritur shqetësime për një valë tjetër të mundshme të rasteve me Covid pas sezonit të ngarkuar të udhëtimeve të pushimeve. 

Raste me këtë variant të ri janë identifikuar edhe në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete aziatike.

Por, si paraqitet situata në Shqipëri?

Epidemiologu Rexhep Muja thekson në Euronews Albania se aktualisht nuk ka prezencë të variantit të ri në vendin tonë, por po mbahen në vëzhgim qytetarët me histori udhëtimi gjatë ditëve të fundit.

“Konstatohen raste sporadike. Pozitiviteti haset kryesisht tek të pavaksinuarit, por edhe tek të vaksinuarit me imunitet të dobësuar ( tek shtetas që kane kaluar mbi 9 muaj nga data e aplikimit të vaksinës së fundit.)

Vetëm shtetas me histori udhëtimi mbahen në surveiancë. Nëse këto paraqesin simptoma, merren mostra për diagnozë të varianteve të reja Covid import nga shtete të ndryshme.

Mbahen në surveiancë edhe raste të dyshuara për virus gripi. Nuk ka shtim të testimeve. Ju bëj thirrje qytetarëve të kryejnë vaksinimin. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë të infektuar me coronavirus”, tha epidemiologu.

 

 

Të fundit