Flash News

E-TJERA

Veshi bluzën me mbishkrimin ‘Jashari’ pas fitores ndaj Serbisë, reagon Xhaka: Nuk kishte asgjë politike

Veshi bluzën me mbishkrimin ‘Jashari’ pas fitores ndaj

Ylli i kombëtares së Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka festoi dje me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari pas fitores ndaj Serbisë.

Në rrjetet e tij sociale, Xhaka nuk i fshehu dot emocionet e forta pas ndeshjes.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

Në konferencën për shtyp, Xhaka tha se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, ndryshe nga sa u prit nga pala serbe, e cila e quajti provokim.

Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Veshi bluzën me mbishkrimin ‘Jashari’ pas fitores ndaj

Të fundit