Flash News

E-TJERA

“Vetë rrini në kondicioner”, Lapaj thirrje Rrumbullakut: Hiqini punonjësve të policisë jelekët e trashë se i vdiqët

“Vetë rrini në kondicioner”, Lapaj thirrje Rrumbullakut:

Avokati i njohur, Adriatik Lapaj ka një apel për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

Në një postim në Facebook, Lapaj i bën thirrje të urdhërojë efektivët e policisë që jelekët e trashë të mos jenë pjesë e uniformave në këto temperatura të larta që po kalon Shqipëria dhe mbarë rajoni.  

Një thirrje për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

1. Mos i lini 8 orë në turn policët e qarkullimit se i vdiqët. Është 50 gradë celcius në asfalt.

2. Hiqini punonjësve të policisë ata jelekët e trashë në këtë temperaturë se nuk po mbajmë dot as kanatieret. Temperatura 42 gradë e policat ngarkuar me samar.

Folini trurit ore! Folini ore se e di unë që për vete rrini në kondicioner sa nga zyra në ata xhipat luksoz.

P.s çdo polic që më shikon më ankohet për jelekun. Nuk marrin dot frymë”, shkruan Lapaj.

Të fundit