Flash News

E-TJERA

Vetëdorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, mohon lidhjen me “shtëpinë e barit”: Nuk kam dijeni

Vetëdorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, mohon

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici për të dhënë sqarime lidhur me zbulimin e rreth 4 mijë bimëve narkotike në një objekt në pronësi të tij në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Sipas burimeve, Hasa ka mohuar çdo përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me kultivimin e kanabisit. Ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka frekuentuar ambientin dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të jetë zhvilluar aty.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i Hasës, i cili banon në zonë.

Kujtojmë se kanabisi u zbulua në bodrumin e një magazine, në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivim me anë të llambave dhe pajisjeve elektrike. Fillimisht, policia shpalli në kërkim Hasën dhe përgjegjësin e OSHEE-së për zonën e Peqinit, Ervis Maçin.

Pas ngjarjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi duke njoftuar pezullimin e menjëhershëm të Hasës nga detyra deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa theksoi distancimin nga çdo veprim i paligjshëm.

Të fundit