Flash News

E-TJERA

Vetëdorëzohet njëri nga autorët që dhunoi avokatin Sokol Mëngjesi

Vetëdorëzohet njëri nga autorët që dhunoi avokatin

Pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar 4 autorët e dyshuar të sulmit fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesit sot në ish Bllok.

Ata janë Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj. Sipas Drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median është vetëdorëzuar njëri prej tyre, Dorian Aliaj dhe po merret në pyetje. 

Policia ka thënë se avokati është goditur për shkak të detyrës.

Sipas policisë, tre persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

Vocaj tha se për këdo që siguron informacion për kapjen e autorëve të ngjarjes, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Të fundit