Flash News

E-TJERA

"Vetëgjyqësia alla shqiptarçe", eksperti i sigurisë për Politiko: Duhet të ndahet lidhja politikë- krim

"Vetëgjyqësia alla shqiptarçe", eksperti i

Sapo hap portalet apo dhe televizionin, ajo që të vret më shumë syrin dhe veshin janë krimet. Krim në familje, djali vret babanë, dhunohet nusja nga bashkëshorti dhe vjehrri, vëllai rreh motrën, sherr me thika, plagosje me armë zjarri”, janë këto ngjarjet më të zakonshme që kanë kapluar vendin tonë.

Të humbasësh jetën për një shikim, për një fjalë apo ndonjëherë dhe për faktin e trisht se u ndodhe në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Po ku qëndron roli i policisë në mes të kësaj situate vdekjeprurëse, kaotike, skandaloze? Ku janë urdhër-mbrojtjet? Ndjesia e të qenurit i/e sigurt se policia do të na mbrojë nga dhuna?

Për të folur për këtë temë,  eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka dhënë komentin e tij për gazetaren Neta Fero për portalin Politiko.al.

Eksperti Softa është shprehur se Policia e Shtetit duhet të ndërtojë mekanizmat e duhura për të parandaluar ngjarje të ndryshme.

Teksa ka renditur disa opsione për mirëfunksionimin e policisë, eksperti ka thënë se duhet të ndahet politika nga krimi.

Ai është shprehur se duhet gjendur forma e pastrimit të inkriminuarve në polici dhe drejtësi.

Pjese nga intervista:

Gazetarja Neta Fero: Atentate, vrasje plagosje pa fund, gjatë këtyre ditëve në vendin tonë.  A ka mjetet e duhura policia për të mbikëqyrur apo dhe për ta mbajtur nën kontroll krimin?

Eksperti Fatjon Softa: Policia e Shtetit duhet të ndërtojë mekanizmat e duhura për të parandaluar ngjarje të ndryshme. Metodologjia e drejtimit dhe e punës duhet të ndryshoj.

Krahas punës për trajnim dhe kualifikim te strukturave, duhen pajisje me teknologji të kohës, duke rritur forcën zbuluese dhe inteligjencën policore.

Gazetarja Neta Fero: Çfarë risie ka nevojë të bëjë sistemi i drejtësisë ? Po në aspektin e mjeteve të policisë?

Eksperti Fatjon Softa: Duhen krijuar mekanizmat për të rritur besimin tek publiku, tek viktimat e dhunës që janë prekur. Informacioni publikut. Krijimi rrjetit i “spiuneve” me pagesë.

Ngritja e zyrave mobile jashtë komisariateve në zonat më të trafikuara pritëse për qytetarët.

Hartimi i një strategjie te re për kontrollin dhe mbikëqyrjen e territorit.

Agjenci bashkërenduese ndërmjet institucioneve te sigurisë si dhe ashpërsim të kodit penal për disa figura krimi.

Gazetarja Neta Fero: Në këndvështrimin tuaj, a ka besim qytetari shqiptar tek drejtësia?

Eksperti Fatjon Softa: Atentatet, vrasjet, dhuna brenda dhe jashtë familjes, kanë tronditur shoqërinë dhe kane ulur besimin e saj. Strukturat kanë inkriminim.

Duhet gjendur forma e pastrimit te radhëve te inkriminuarve në polici dhe drejtës. Krimi është i shtrirë në territor. Është i organizuar dhe bashkëjeton me politikën. Duhet të ndahet lidhja politikë- krim.

Gazetarja Neta Fero: Po mania e shqiptarëve për të vendosur vetë drejtësi?

Eksperti Fatjon Softa: Humbja e besimit tek drejtësia, rrit mundësinë e vetëgjyqësisë. Rasti ndryshimit akuzës nga Prokuroria në Gjykata për Vrasjen në Pogradec ishte flagrant. Konfliktet në familje nuk zgjidhen në gjykata por në dhunë dhe vrasje.

Një humbje të ekuilibrit social. Qeveria nuk shfrytëzon mekanizmat e saj dhe mbeten ne kuadrin e deklarata.

Gjendja e rëndë, fshihet dhe shoqëria civile që mbetet në disa protesta formale dhe pa mbështetje të publikut.

Të fundit