Flash News

E-TJERA

Dominojnë burrat, vetëm 15 kandidate femra në garën e 14 majit; cila parti politike përfaqëson shumicën

Dominojnë burrat, vetëm 15 kandidate femra në garën e 14

143 kandidatë do të garojnë në 14 maj për kryebashkiak në 61 bashkitë e vendit. Nga këta kandidatë, grupimi i Alibeajt rezulton të ketë moshën më të vjetër, i ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe në fund Partia Socialiste.

Një analizë e SCAN Intel për numrin e kandidateve femra që do të garojnë më 14 maj, tegon se nga 143 kandidatë vetë, 15 janë femra, ose e përkthyer në 10.5% të totalit. Pjesa tjetër përfaqësohet nga kandidatët meshkuj.

Më shumë se gjysma e kandidateve femra, garojnë nën logon e Partisë Socialiste. Më pas vjen Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” me përkatësisht 3 kandidate secili subject politik.

Grupimi i klasifikuar si “Të tjera”, ku përfshihen parti të tjera ose kandidatë të pavarur, kanë vetëm një përfaqësuese grua ose 6.6% të totalit. Kujtojmë Lajla Përnaskën, kandidaten e PDIU-së në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia Tiranë

Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;

Bashkia Bulqizë

Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Dimal

Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës

Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Fier

Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;

Bashkia Klos

Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Korçë

Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kurbin

Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Lushnjë

Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Patos

Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;

Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Roskovec

Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës

Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;

 

Dominojnë burrat, vetëm 15 kandidate femra në garën e 14 Dominojnë burrat, vetëm 15 kandidate femra në garën e 14

Të fundit