Flash News

E-TJERA

Vetëm 3 pacientë te Infektivi, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej COVID-it

Vetëm 3 pacientë te Infektivi, Manastirliu: Të dhëna

Aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen vetëm tre pacientë të infektuar me Covid-19. Këtë gjë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke iu referuar deh shifrave të ulëta të rasteve të reja ditore, Manastirliu shprehet se këto të dhëna janë premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.

"Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë" shkruan Manstirliu në rrjetet sociale, teksa poston dhe foton e 4 punonjëseve të personelit shëndetësor.

Të fundit