Flash News

E-TJERA

Vetëm 30% e konsumit ‘shpëton’ nga faturimi me fasha, çfarë parashikon plani i qeverisë

Vetëm 30% e konsumit ‘shpëton’ nga faturimi me fasha,

Duke filluar nga 1 Tetori, të gjithë konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, do të paguajnë më shtrenjtë.

Tarifimi i energjisë elektrike me vlerën e tregut nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.

Sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e 2022-shit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin transmetimit dhe shpërndarjes, 11% konsumohej nga bizneset që kanë dalë në treg të liberalizuar, 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%.

54.4% të konsumit bëjnë pjesë konsumatorët familjarët dhe jofamiljarë që furnizohen me çmime të rregulluar nga OSHEE.

Por, duke marrë në konsideratë planet e qeverisë që synon të kërkojë shtrenjtimin e energjisë, përmes rikthimit të fashave për familjarët atëherë kjo nënkupton se rritja do të përfshijë edhe 24% të konsumit.

Referuar SCAN TV

Të fundit