Flash News

E-TJERA

Vetëm 400 kuota të lira, maturantët që synojnë mjekësinë do t’i nënshtrohen të hënën testit të pranimit

Vetëm 400 kuota të lira, maturantët që synojnë

Të gjithë maturantët të cilët duan të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme këtë vit, do t’i nënshtrohen testit të pranimit.

Testi do të zhvillohet të hënën më 14 gusht, në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, pranë Universitetit të Mjekësisë. Kjo teknikë zhvillohet për herë të parë që pas sistemit të Maturës Shtetërore të 2008-ës.

Janë 1813 maturantë që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët vetëm 400 do të shpallen fitues.

Përveç 400 kuotave, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkanik dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.

Të fundit