Flash News

E-TJERA

“Vetëm berberë janë arrestuar”, gazetari debat me deputeten për informalitetin: Oligarkët punojnë me dy bilance

“Vetëm berberë janë arrestuar”, gazetari debat me

Informaliteti dhe evazioni fiskal kanë ‘përplasur’ në studion e ‘Politiko’ në Top Neës gazetarin e Birn Gjergj Erebarën dhe deputeten e PS, Pranvera Resulaj.

Sipas deputetes lufta ndaj informalitetit ka nisur që në 2014-ën, por mbetet ende problem. Në këtë debat ka ndërhyrë gazetari Erebara, i cili tha se oligarkët janë të lidhur me qeverinë dhe nuk kontrollohen nga tatimet.

Pjesë nga diskutimi:   

Pranvera Resulaj: Informaliteti është problem. Ka qënë në 2014 ka një luftë kundër informalitetit.

Gjergj Erebara: Vetëm berberë të arrestuar kam parë

Pranvera Resulaj : Nuk i bëj lustra qeverisë.  

Gjergj Erebara: Evazioni fiskal është i vërtetë, kompanitë më të mëdha punojnë me dy bilance.

Pranvera Resulaj : Është histori që nuk është shuar, por... nuk është çështje informaliteti

Gjergj Erebara : Zbuluam që shumë njerëz si juristë ekonomikë e kishin pagën 300 mijë lekë, oligarkët lejohen të punojnë me dy bilance se nuk kontrollohen nga tatimet.

Pranvera Resulaj : Nuk më kundërshton dot me argumentet e mia. Nëse flasim për krizën duhet ta pranojmë pjesëmarrjen e të gjithëve.  Monopol është regjim tregu nuk është fjalë e keqe . Disa gjëra duhet të shkojnë zinxhirë.

Gjergj Erebara Është e kapur nga oligarkët

Pranvera Resulaj Është fyese për ata që a dëgjojnë,

Gjergj Erebara : Ka ligje që janë bërë me porosi nga oligarkët, si ligji i bixhozit.

Pranvera Resulaj: Ekonomia e tregut është dinamike.

Të fundit