Flash News

E-TJERA

“Vetëm dje kemi marrë 365 thirrje më shumë”, Brataj: Pacientët kërkojnë të kurohen në shtëpi

“Vetëm dje kemi marrë 365 thirrje më shumë”,
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për rritjen e rasteve të reja me Covid-19, ky bëri me dije se vetëm ditën e djeshme në urgjencë kanë ardhur 365 thirrje më shumë se zakonisht.

Ai tha për “ABC e Mëngjesit” se në këtë periudhë kryejnë rreth 1600 vizita, të cilat ndahen në banesa apo në urgjencë. Sipas tij, shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi.

“Dita e djeshme ka pasur 365 thirrje më shumë. Zakonisht në këtë periudhë bëjmë 1600 vizita  në ditë. Ndërsa 482 vizita të kryera në shtëpi nga 161 për Covid-in. Që do të thotë personat që trajtohen në banesë marrin në telefon, ata që janë përkeqësuar ne i çojmë në spital. Megjithatë ka edhe shumë qytetarë që duan të trajohen në shtëpi dhe mjeku nuk mund ta imponojë edhe e kurojmë në shtëpi”, tha Brataj.

Të fundit