Flash News

E-TJERA

“Vetëm në ato kushte do jepja kontribut”, çfarë do ta rikthente Bamir Topin në PD

“Vetëm në ato kushte do jepja kontribut”,

Ish-Presidenti Bamir Topi ka thënë se vetëm një sigël që i afron dhe i mban njerëzit e bashkuar, mund ta shtynte t’i afrohej Partisë Demokratike për të dhënë kontributin e tij.

I ftuar në RTV Ora, Topi tha se askush nuk ka të drejtë të bëjë monopolin mbi historinë e PD-së, teksa shtoi se pjesa më e madhe e njerëzve të larguar, kanë ikur nga PD për shkak të sherreve të mëdha që janë shkaktuar.

“Asgjë. Atë që e kam pasur për të thënë e kam thënë. Askush nuk ka të drejtë të ketë monopolin mbi historinë e PD-së. Fakti që në 32 vite kanë ndodhur spastrime të jashtëzakonshme. Njerëzit kanë ikur nga PD pas sherreve të mëdha. Çfarë mund t ‘i bëjë këta njerëz që të kthehen atje prapë.  Sigla nuk duhet të bëjë që njerëzit të ndahen. Ajo sigël që do të krijohet do bëjë që njerëzit të bashkohen. Vetëm në ato kushte do afrohesha për të dhënë kontributin tim. Unë  nuk kam synime karriere, por këtë që po ndodh në opozitë e konsiderojë dramë. Duke mos pasur opozitë gjithçka ndodh”, u shpreh Topi.

Të fundit