Flash News

E-TJERA

Vetëplagoset punonjësi i policisë pranë Pediatrisë në Tiranë

Vetëplagoset punonjësi i policisë pranë Pediatrisë

Një punonjësi i policisë është vetëplagosur me armën e shërbimit pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete, te parkimi i urgjencës së pediatrisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit