Flash News

E-TJERA

Vetëplagosje me armë gjahu? Humb jetën rrugës për në spital 35-vjeçari në Durrës

Vetëplagosje me armë gjahu? Humb jetën rrugës për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një plage me armë gjahu. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në banesën e viktimës, në lagjen nr. 13.

Viktima, i identifikuar me inicialet O. Sh., dyshohet se është vetëplagosur. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit