Flash News

E-TJERA

Vetëqëllohet me thikë 33-vjeçari në Elbasan, humb jetën në spital

Vetëqëllohet me thikë 33-vjeçari në Elbasan, humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Mësohet se një 33 vjeçar ka qëlluar veten me thikë.

Sali Hajdari si pasojë e gjakëderdhjes ka humbur jetën në spital.

"Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.", njofton policia.

Polica dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit