Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e 27-vjeçares, gjykata lë në burg Altin Çokun

Vetëvrasja e 27-vjeçares, gjykata lë në burg Altin

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin.

Çoku është shfaqur i heshtur brenda kafazit, ndërsa ka thënë se fotoja intime e tij dhe 27-vjeçares është publikuar në Tik Tok nga një shtetas tjetër.

“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai.

Sibela Abedini u vetëhodh nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. E reja la pas një vajzë 2-vjeçare. Shkak për vetëvrasjen u bë një foto intime me Altin Çokut, e cila u shpërnda në rrjetet sociale.

Çoku ka mohuar ta ketë shpërndarë ai foton duke akuzuar shokun e tij.

Të fundit