Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariat, arrestohen tre punonjës policie

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariat, arrestohen tre

Tre punonjës policie janë arrestuar lidhur me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në komisariatin e Kavajës, ku u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta.

Në pranga ka rënë Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektor, si dhe Petrit Brahimaj me detyrë nën komisar. Mësohet, se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

Kujtojmë se 31-vjeçari kishte vetëm disa orë që ishte shoqëruar në polici. Ai akuzohej për vjedhje. Nga ana tjetër, babai i djalit, në një prononcim për mediat tha se të birin e kanë akuzuar për një derë alumini, ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin.

 

Të fundit